“Juli, Egla…”/ Ish-banori i BBV3 zbulon se me kë ka më shumë kontakt!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Edhe pse nuk qëndroi gjatë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, Lidi Delia arriti që të merrte vëmendjen e publikut. Ai është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Së fundmi Lidi ka bërë në bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme, por në mënyrë anonime. E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet edhe në lidhje me eksperiencën e tij në BBV3 dhe ish-banorët.

Pjesë nga biseda me ndjekësit:

Si ishte eksperienca në Big?

E mirë, por nuk arrita të jepja asgjë nga vetja!

Cilin banor apo banore do kishe dashur të ishte brenda shtëpisë gjatë kohës që ishe dhe ti?

Drinin, Ledjonën, Vesën, Artën

Si e ke marrëdhënien me Heidin, pasi ti ke bërë tifo për të gjithmonë

Të njëjtin mendim!

Cilët janë banorët e BBV që ke më shumë kontakt?

Juli, Egla, Arta, Vesa dhe Ledjona!