Juli e tregon hapur: “Ja çfarë kam urryer nga BBVip 1 dhe BBVip 2…”!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes.

Juli: Edhe në BBV1 dhe BBV2 kam urryer modulin e viktimizimit, nuk e kam qejf,  Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit e di që 90% të ndjenjave i kam shprehur atje se nuk doja të më mëshironin nga jashtë e të thonin “e se gjynaf ky” nuk doja të tregoja dobësi…

Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku mes shumë të tjerash tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do ta takojë patjetër.