Në TAR po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 19:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.
Paneli i katërt dhe i fundit për sot përbëhet nga Romeo, Juli, Jetmiri dhe Graciano i cili u rikthye në shtëpinë më të famshme në vend mbrëmjen e kaluar. Tema për të cilët do diskutojnë banorët është ‘Strategjite dhe Loja’ për të cilën banorët japin mendimet e tyre dhe pyesin njëri tjetrin. Graciano që sapo hyri përsëri në shtëpi komentoi:
Banorët kanë ndryshuar po mundohen të mbulojnë gjërat. Nuk janë të vërtetë, kanë marrë indikaxione, skemat kanë filluar të minimizohen. Strategjia ime është ta jetosh dhe ta shijosh këtë eksperiencë.
Ndërsa Juli foli për strategjinë e tij duke thënë:
Njerëzit janë ndryshe dhe duhet të sillesh ndryshe me secilin. Kjo varet nga mënyra e komunikimit që ke zgjedhur me secilin. Nuk e kisha paracaktuar se çfarë loje do të bëja me personazhet që ishin përfolur në media se do të ishin pjesë. Vetëm kisha krijuar një ide në kokë për personazhet që kanë audiencë të lartë siç është Romeo, por dhe për Albin e kisha një mendim të tillë ndërkohë kisha dëgjuar edhe për Rozën.