Gjatë një bisede me Julian Dedën, Rike Roçi e ka pyetur këtë të fundit se mes Ilnisa Agollit, Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqi, kush mendon të kthehet sërish në “Big Brother VIP3”. aktori tregoi se dëshirë do të kishte që pjesë e garës për të fituar çmimin e madh, të bëheshin dy vajzat dhe jo Meritoni:
Për mua asnjëri, por mendoj se Egla dhe Meritoni.
Të njëjtin mendim me Julin ndan edhe Graciano Tagani, duke thënë që i vjen gjynah për Ilnisën, sepse ajo nuk do të rikthehet më në shtëpi.
Rike: Kush do të kthehet Deda nga tre negativët?
Juli: Për mua asnjëri, por mendoj se Egla dhe Meritoni.
Graciano: Edhe unë mendoj dhe më vjen keq për Ilnisën, gjynah.
Rike: Kë do të doje ti?
Juli: Unë do të doja dy vajzat.
Rike: Jo Meritonin?
Juli: Shiko, një mashkull më pak për mua është më mirë. A dëshirojmë të luajmë “Big Brother”?
Rike: Po.
View this post on Instagram
Pas skualifikimit të tre banorëve nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” për shkak të debateve të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe përleshjet fizike, Vëllai i Madh vendosi që fatin e tyre ta lëri në dorën e publikut, i cili gjatë prime-it të së shtunës do të vendosë që dy nga konkurrentët të rikthehen sërish në shtëpi, duke përjashtuar përfundimisht njërin nga të tre.