Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Menjëherë pas shpalljes së fituesit mbrëmjen e djeshme, Julian Deda ka takuar edhe nënën e kundërshtares së tij, e cila i rrëmbeu çmimin e madh, duke e uruar për të bijën dhe duke i thënë se e ka merituar. Nëna e aktores e ka komplimentuar aktorin duke i thënë që kanë fituar të dy ndërsa Juli i ka bërë disa komplimente dhe i ka kërkuar ndjesë për shqetësimet që i kanë sjellë.
Nëna e Eglës: A ishit në lojë?
Jul Deda: Ti me atë kapelën më ke pëlqyer shumë sot, je gjigande fare.
Nëna e Eglës: Më gjigand se ju nuk bëhem dot unë.
Jul Deda: Urime! E ka merituar (e puth)
Nëna e Eglës: Të gjithë keni fituar.
Jul Deda: Ju kemi sjellë pak shqetësime por nuk kishim se çfarë të bënim.
Nëna e Eglës: Epo kështu ishte loja.
Jul Deda: Epo kështu ishte gërr-vërr.
Egla Ceno ka pasur shumë momente kulmore në rrugëtimin e saj në këtë edicion të Big Brother, siç janë qëndrimi në Dhomën e Bardhë, ditëlindja e saj, momentet kur ka shpërthyer në lot, debatet shumë të komentuara nga të gjithë etj, skualifikimi nga loja, fitorja e saj, momenti kur fik dritat e shtëpisë etj. Së fundmi janë postuar në rrjete sociale nga fansat e Eglës screenshot-e të videove nga faqja zyrtare e “BBV3” të këtyre momenteve të saj, ku secila ka miliona shikime.