Celebrities Gossip Showbiz

Jul Deda pyet nëse është shtatzënë, ja si iu përgjigj Françeska Murati!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Disa nga ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ishin mbledhur mbrëmë për të festuar ditëlindjen e Roza Latit. Ledjona ka postuar në “Instastory” një video ku fillimisht ka kapur Julin dhe Erjolën teksa shohin në telefon, e mesa duket po lexonin lajmet që qarkullojnë në rrjet në lidhje me Françeskën. A është në të vërtetë Françeska në pritje të ëmbël? Këtë pyetje e bëri edhe Juli mbrëmë në darkën e organizuar nga Roza, ku Françeska iu përgjigj duke pirë verë.

Juli: O Franç a je shtatzënë apo jo?

Françeska: Nuk jam

Ndërkohë Juli ka postuar një video ku shfaqet me vajzën e ditëlindjes dhe e pyet se sa vjeç bëri dhe Lati duke qeshur i thotë ‘23’.