Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Mëngjesin e kësaj të shtune, Juli ka ndarë me fansat një video në “Instastory”. Në videon në fjalë dëgjohet bashkëshortja e tij, Armanda, e cila i kërkon që të çohet nga gjumi dhe t’i bëjë kafen e së shtunës.
Armanda: Ju
Juli: Hë
Armanda: A po çohesh se e shtunë, ma bëj kafen
Juli: Ça thua
Armanda: Kafen e së shtunës pra
Juli: Ta bën zemra mi, ta bën zemra
Jul Deda ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku mes shumë të tjerash tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do t’a takojë patjetër.