Merimangat që dalin nga kanali i dushit ju kanë shqetësuar dhe nuk dini si të veproni. Kjo ndodh për shumë arsye. Tërheqja ndaj lagështirës, nxehtësia, fakti që tualeti është një ambient i mbyllur etj. Agrumet, veçanërisht limoni janë një mënyrë për të shmangur merimangat e bezdisshme. Lëkura e limonit përbëhet nga limoneni, një përbërës kimik që parandalon një sërë insektesh. Dushet janë vendi i fundit ku dëshironi të shihni një insekt.
Për t’i eliminuar, lëkurat e limonit duhet të ruhen si një ilaç natyral. Në varësi të metodës që ju doni, ato mund të përdoren direkt, të spërkaten në formë lëngu ose të ndizen si qiri me aromë limoni. Besojeni ose jo, merimangat zbrapsen nga agrumet për shkak të erës së fortë. Si një metodë parandaluese, fërkimi i lëkurave të limonit rreth dushit dhe afër kanalit mund t’i jap atyre një paralajmërim.
Nëse nuk keni lëkura, mund të përzieni lëngun e limonit me pak ujë dhe ta mbani në një shishe, ose thjesht ndizni një qiri me aromë limoni. Qëllimi i përdorimit të limonit për të mbajtur larg merimangat është të mbushni një hapësirë të mbyllur si tualeti, me erën e fortë të agrumeve, sidomos limonit që i mban këto insekte larg nga dashi.
Nëse ekziston një frut që nuk del asnjëherë nga moda, ai është padyshim limoni. Arsyet për ta dashur këtë frut janë të shumta. E vërteta është që jeta nuk ka kuptim pa shijen e limonit, e ëmbël ose e thartë qoftë ajo. Nëse jeni në kërkim të arsyeve përse limoni është një frut i domosdoshëm për ne, jeni në vendin e duhur.