Botë e Çuditshme Travel

Ju zbulojmë se pse pilotët nuk lejohet të mbajnë mjekër!

Mjekra është e ndaluar në shumicën e linjave ajrore kryesore. Ndonëse nuk është rregull zyrtar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), një zëdhënës thotë se qimet e fytyrës ndikojnë në siguri. “Ne nuk kemi asnjë rregullore për mbajtjen e mjekrës por shumë linja ajrore kanë politika që kërkojnë që pilotët të mos kenë mjekër për të siguruar që maskat e oksigjenit të përshtaten mirë nëse janë të nevojshme”-shpjegoi përfaqësuesi i FAA.

Ai shtoi se kërkesa është që maskat e oksigjenit të jenë funksionale dhe linjat ajrore mund të kërkojnë që pilotët të jenë të rruar pastër ose të kenë një mjekër të vogël për ta siguruar këtë. Në Delta Airlines, pilotëve u ndalohet të kenë qime në fytyrë, në mënyrë që maska të vendoset mirë. Ndërkaq, edhe American Airlines zbaton një politikë të ngjashme.

“Ne nuk i lejojmë pilotët me mjekër të jenë në detyrë aktive”-tha një zëdhënës. “Në fakt ka të bëjë me sigurinë. Siguria është një nga gjërat më të mëdha, më të rëndësishme në industrinë tonë”. Rikujtojmë se mbajtësi i Rekordit Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë në botë, theu rekordin e tij në Kanada, kur qimet në mjekrën e tij arritën në një gjatësi marramendëse prej 251.46 cm. Sarwan Singh nga Surrey, fillimisht fitoi rekordin në vitin 2008, kur mjekra e tij ishte 233.67 cm e gjatë dhe rekordi u përditësua në vitin 2010, kur u mat në 251.46 cm. Surrey është një qark ceremonial dhe jo metropolitan në Anglinë Juglindore, në jugperëndim të Londrës së Madhe.