Shpesh në maternitet, gratë detyrohen të heqin bizhuteritë e tyre. Rezulton se të gjithë këta aksesorë nuk kanë vend në spital. Shumë gra janë të sigurta se është bërë gjithçka për të shmangur rreziqet e panevojshme nëse diçka ndodh papritur në maternitet. Por në fakt kjo nuk është arsyeja e vetme përse shtatzënat këshillohen të heqin bizhuteritë e tyre. Maksimumi që mund të mbani është një llastik flokësh. E gjithë kjo bëhet për sigurinë tuaj. Në kulmin e betejës, ju lehtë mund të lëndoni veten me bizhuteritë tuaja.
Çështja nuk është vetëm se një zinxhir, byzylyk apo edhe një unazë mund të kapin diçka dhe t’ju lëndojë. Gjatë lindjes, por edhe pas saj, mund të filloni të ënjteni shumë dhe heqja e unazës atëherë mund të jetë shumë problematike. Shumica e materniteteve ju këshillojnë të hiqni qafe edhe manikyrin. Është fakt që mjekët e gjykojnë gjendjen e një gruaje nga ngjyra e thonjve. Nëse ato bëhen blu, atëherë nevojiten masa urgjente.
Nëse keni pasur një peshë normale para shtatzënisë, nuk duhet të shtoni më shumë se 12 kilogramë gjatë shtatzënisë. Nëse keni hyrë në shtatzëni me peshë trupore shumë të dobët, atëherë mund të shtoni deri në 16 kilogramë, por nëse keni qenë me peshë më të madhe, përpiquni të mos shtoni më shumë se dhjetë kilogramë, sepse nëse shtoni shumë peshë, yndyra dhe lëngjet do të fillojnë të grumbullohen në trup, të cilat mund të çojnë në komplikime ose probleme pas lindjes.
Në fillim të shtatzënisë, ju nuk shtoni shumë peshë në tre muajt e parë, mesatarisht vetëm një ose dy kilogramë, madje disa shtatzëna mund të humbasin peshë gjatë asaj periudhe për shkak të të vjellave të shpeshta në mëngjes. Në tremujorin e dytë, nëna e ardhshme shton pesë deri në gjashtë kilogramë, njëra prej të cilave shkon tek foshnja, ndërsa në tremujorin e tretë shton katër ose pesë. Pak para lindjes, pesha zakonisht ndalon së rrituri dhe disa gra shtatzëna shpesh humbin disa kilogramë.