Kate Middleton për ata që nuk e dinë u martua me Princin William në prill 2011 dhe në kohën e martesës së saj me mbretin e ardhshëm, ajo ishte nusja mbretërore më e arsimuar në histori dhe e vetmja e zakonshme, pa rrënjë aristokratike, që u martua me trashëgimtarin e kurorës britanike në 300 vitet e fundit. Middleton u diplomua për histori arti në vitin 2005 në Universitetin e St. Andrews, ku u takua me William. Pas largimit nga universiteti, ajo themeloi kompaninë e saj për prodhimin e veshjeve për fëmijë. Në nëntor 2006, ajo iu bashkua zinxhirit të modës Jigsaw si bashkëpunëtore me kohë të pjesshme.
Ndryshe nga Diana dhe nuset e tjera mbretërore në shekullin e 20-të, përpara se të martohej me William, Kate ishte një qytetare e zakonshme, pa rrënjë aristokratike. Edhe pse nga një familje e pasur, Middletons konsideroheshin si klasë e mesme në Britani. Kate ka lindur më 9 janar 1982 dhe emri i saj i plotë është Catherine Elizabeth Middleton. Kate ka një motër më të vogël, Pippa dhe një vëlla më të vogël, James, me të cilin është shumë e lidhur.
Princesha e Uellsit njoftoi së fundmi se po vuan nga kanceri dhe se aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë. Kur Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, një nga gjërat e vetme që Kensington Palace tha për gjendjen e saj ishte se nuk mendohej se ishte kancerogjene.
Megjithatë, testet e mëvonshme kanë zbuluar se kanceri ishte i pranishëm dhe Princesha ka zgjedhur të zbulojë diagnozën e saj në një mesazh personal mjajft të përzemërt sot. Lajmi vjen pas disa javësh spekulimesh intensive në internet për shëndetin e Princeshës pas mungesës së saj në shumë evente, detyra të rëndësishme publike. Megjithatë, Kensington Palace tha sot koha e këtij njoftimi ishte e lidhur me atë kur Princesha mendoi se ishte e duhur që ajo dhe familja e saj ta ndanin publikisht këtë lajm.