A keni menduar ndonjëherë pse insektet tërhiqen nga dritat e llambave të rrugëve, llambave në shtëpitë apo kopshtet tona? Shpjegimi vjen nga dy biologë të Imperial College London dhe Florida International University, Samuel Fabian dhe Yash Sondhi, sipas të cilëve kjo ndodh sepse ato shkëmbejnë dritën artificiale me atë të Diellit, që u nevojitet për të drejtuar fluturimin e tyre.
Shkencëtarët filmuan fluturat, pilivesa dhe insektet të tjera teksa fluturonin rreth llambave në laborator dhe në pyllin tropikal të Kosta Rikës, në përpjekje për t’i kthyer shpinën dritave, insektet filluan t’i rrotulloheshin rreth tyre në loop, si satelitë, ose fluturonin sipër dhe më pas zhyteshin drejt truallit. Ajo që i ngatërron janë fenerët e drejtuar lart ose horizontalisht.
Në të kaluarën supozohej se insektet shpesh joshen fatalisht nga dritat artificiale, sepse ato ngatërrojnë shkëlqimin e tyre me atë të hënës, duke mbetur të çorientuara apo edhe se, në sytë e tyre, llambat e rrugëve dhe LED ngjajnë me rrezet e dritës që filtrojnë nëpër bimësi të dendur dhe për këtë arsye tregojnë një rrugë shpëtimi të mundshme dhe jo-ekzistente.
Me ardhjen e kohës së ngrohtë vijnë edhe probleme të bezdisshme. Këtu po flasim për insektet që vijnë ‘të pa ftuar’ në shtëpinë tonë. Si t’ia bëjmë me këtë? Nëse shtëpia tuaj bëhet fole për këto insekte të mërzitshme, milingonave apo buburrecave, duhet të dini që ashtu siç vijnë shpejt po ashtu aq shpejt zhduken. Ndërkaq disa artikuj nga kuzhina mund t’ju bëhen aleat i shkëlqyeshëm që t’i largoni sa më parë.