Travel

Ju zbulojmë arsyen se përse është gjithmonë ftohtë në avion!

Kushdo që ka udhëtuar me avion e di se aty bën pak ftohtë, por pse? Sipas stjuardesës Vanessa Settimi ka një shpjegim për këtë, megjithatë thotë se ajo dhe stjuardesat e tjera nuk e kontrollojnë kondicionerin. “Temperatura në kabinë kontrollohet nga pilotët”-thotë ajo. “Kështu që edhe pse udhëtarët kërkojnë shpesh që të ngrihet temperatura gjatë fluturimeve, ajo mbahet në të ftohtë”-shpjegon ekspertja.

Arsyeja pse temperatura është më e ftohtë në avion është pasi kjo temperaturë ndihmon pasagjerët që janë të prirur për t’u rënë të fikët ose mund të kenë të përziera gjatë turbulencave. Stjuardesa Settimi rekomandon të merrni me vete batanijen tuaj kur të fluturoni për të qenë sa më komod gjatë fluturimit.

Ndërkaq, të ulesh pranë dritares gjatë fluturimit me aeroplan mund të jetë adrenalinë më vete duke parë të gjithë atë pamje. Megjithatë, ndoshta shpesh e keni pyetur veten se kur janë rastet që duhet mbajtur grila e dritares e hapur apo e mbyllur.

Ekspertët thonë se ekzistojnë dy raste kur duhet me patjetër që grilat e dritareve në aeroplan të jenë hapur. Këto dy raste janë gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit. Në fakt, disa linja ajrore madje kërkojnë që ato të jenë të hapura gjatë këtyre fazave të fluturimit. Piloti Patrick Smith, shprehet:

Ngritja e grilave në dritare gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë çdo rrezik të jashtëm, si zjarri ose mbeturinat, që mund të ndërhyjnë në një evakuim emergjent. Gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të orientuar nëse ka një ndikim të papritur me rrotullimin ose rrëzimi.