Domatja është një nga perimet me shumë vlera ushqyese, që mund të konsumojmë sidomos në stinën e verës kur lulëzon. Njihet për veprimin e saj antikancerogjen por edhe përfitimet e saj të dobishme sidomos në çështjet e bukurisë. Megjithatë, edhe nëse shumë njerëz thonë se shumica e lëndëve ushqyese të një fruti ose perimesh gjenden në lëkurën e saj, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të konsumohet.
Lëkura e domates, për shembull, mund të jetë e hollë, por është ende e patretshme. Ndaj nëse vuani nga urthi apo dhimbjet e stomakut, do të ishte mirë t’i hiqni lëkurën domateve për të shmangur çdo shqetësim në stomak dhe ta shijoni pa frikë sallatën tuaj. Ndërkaq, domatet janë të lidhura me një përbërës të quajtur likopen, i cili ka përfitime të shumta shëndetësore.
Në fakt, çdo perime ose frut i kuq përmban pak likopen, një substancë që u jep atyre ngjyrën e tyre të kuqe të ndezur. Por domatet përmbajnë më shumë likopen se perimet e tjera. Është interesante se lëngu i domates përmban dukshëm më shumë likopen sesa domatet e papërpunuara. Ja se si likopeni dhe vetitë e tij mund të ndikojnë në trupin e njeriut dhe gjetjet janë mjaft të papritura në disa raste.
Në këto ditë të nxehta vere jo pak herë dëgjojmë nga miqtë dhe të afërmit tanë se konsumojnë më pak ushqim, ose që nuk dimë se çfarë të hamë. Por ka disa ushqime që do të ishin shumë të këshillueshme në mënyrë që edhe organizmi ynë të mos e ndjente kaq shumë të nxehtin. Frutat kryesore që ju bëjnë mirë janë qershitë, pjeshkët, portokallet, kivi, etj. Këshillohet të konsumoni edhe rrush, pasi ndihmon në rritjen e tensionin të ulët, nëpërmjet acideve të veçanta që ndimojnë personat e moshuar.