Sa herë ju ka ndodhur që të nxirrni në shëtitje qenin tuaj dhe ai të fillojë të nuhasë barin ose ndonjë gjë tjetër? Nëse jeni nga ata që nuk e lejoni qenushin tuaj të nuhasë dhe e tërhiqni zvarrë, jeni duke gabuar. Një eksperte qensh e quajtur Zoe Belshaw shpjegoi pse duhet ta lini qenin tuaj të nuhasë sa të dojë:
Nëse keni 10 minuta në dispozicion për një shëtitje dhe qeni kalon 9 minuta e gjysmë duke nuhatur shtyllën e ndriçimit, është shumë më mirë për të sesa ta tërheqësh zvarrë. Pronarët mund të dëgjojnë një podcast dhe të pranojnë nuhatjen si diçka vërtet të rëndësishme.
Kur bëhet fjalë për qentë që vuajnë nga dëmtimi ose humbja e shikimit ose dëgjimit, shqisa e nuhatjes është shumë e rëndësishme. Qentë mund të përdorin hundën e tyre shumë të ndjeshme për të ‘shikuar’ si dhe për të nuhatur, sugjeron një studim i ri. Një ekip veterinerësh, duke përfshirë Dr Philippa Johnson nga Universiteti Cornell në Nju Jork, zbuluan se shikimi dhe nuhatja janë të lidhura në trurin e qenve diçka që ende nuk gjendet në asnjë specie tjetër.
Ekipi kreu skanime MRI në një numër qensh të ndryshëm dhe me sukses hartoi llambën e nuhatjes (pjesën e trurit që merret me nuhatjen) në lobin okupital (zona e përpunimit vizual të trurit), duke hedhur dritë të re mbi mënyrën se si qentë përjetojnë dhe ‘lundrojnë’ botën.
Së fundmi një studim i ri ka ngritur alarmin se një lloj i ‘gripit të qenve’ po ndryshon dhe mund të infektojë njerëzit. Virusi thuhet se ka evoluar si një formë e gripit të shpendëve, i njohur si lloji H3N2, i cili tashmë ka ndryshuar për të prekur qentë. Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimin se lloji po ndryshon përsëri dhe së shpejti mund të bëhet aq i fortë sa mund të infektojë njerëzit.