Celebrities Gossip Showbiz

Ju prezantojmë regjimin 12-minutësh të Mbretit Charles!

Princi Harry ishte i pari që zbuloi se babai i tij, Mbreti Charles III, ushtrohet çdo ditë dhe nuk lejon askënd të hyjë në dhomën sepse ushtrohet vetëm me veshje të shkurtra. Rutina e përditshme e stërvitjes së Mbretit Charles thuhet se fokusohet tek ushtrimet që ndihmojnë në dhimbjet e shpinës.

 

Regjimi 12-minutësh i Mbretit thuhet se fillon me pompa, sipas “Inside Windsor Castle”. Para disa ditësh, mbretit iu dha leja nga mjekët për t’u rikthyer në detyrat publike pasi u diagnostikua me kancer. Zyrtarët theksuan se trajtimi i kancerit të Madhërisë së Tij është ende në vazhdim, duke thënë:

Programi i trajtimit të Madhërisë së Tij do të vazhdojë, por mjekët janë mjaftueshëm të kënaqur me përparimin e bërë deri më tani, aq sa tani Mbreti është në gjendje të rifillojë një sërë detyrash publike. Angazhimet e ardhshme do të jenë rregulluar aty ku është e nevojshme për të minimizuar çdo rrezik për rimëkëmbjen e vazhdueshme të Madhërisë së Tij.

Përveç njohurive për rutinën e tij të stërvitjes, zakonet e tij të të ngrënit duke anashkaluar drekën dhe darkën vonë janë të njohura prej kohësh. Ish-sekretari i tij i shtypit, Julian Payne, tha për The Times:

Mbreti nuk ha drekë, mësimi i parë që mësova kur isha në rrugë me të ishte të haja një mëngjes të bollshëm ose të merrja disa ushqime me vete për të vazhduar përpara.

Sipas miqve të tij mbreti bën pushim çdo ditë në orën 13:00, jo për të ngrënë, por për të shtrirë këmbët jashtë për një shëtitje dhe pak ajër të pastër. Mbreti ndërmerr gjithashtu një regjim rigoroz të ushtrimeve të përditshme, frymëzuar nga Forcat Ajrore Mbretërore Kanadeze.

Fillimisht ishte projektuar për të mbajtur pilotët në formë të mirë, pavarësisht se ku ndodhen, pasi rutina e ushtrimeve nuk kërkon pajisje. Rutina ushtarake përbëhet nga pesë ushtrime, siç sugjeron edhe emri, të cilat përfshijnë shtrirje për të prekur gishtat e këmbëve, ulje-ngritje, shtytje dhe vrapim me kërcime.

Ndërkaq, mbreti Charles III po “përgjigjet vërtet mirë” ndaj trajtimit të tij të kancerit pasi zbuloi diagnozën e tij në në fillim të këtij viti, sipas një eksperti mbretëror. Monarku i Mbretërisë së Bashkuar filloi trajtimin  në shkurt dhe që atëherë ka bërë një hap të vogël prapa nga detyrat zyrtare për t’u përqëndruar në shëndetin e tij.