Të shumtë janë ata që pas aktit seksual duan të hanë diçka. Me të drejtë sepse ata tashmë kanë djegur shumë kalori. Ndaj pas marrëdhënies seksuale hapin frigoriferin dhe në shumicën e rasteve hanë atë që gjejnë përpara. Megjithatë, ekziston një ushqim specifik që konsiderohet ideal për pas seksit dhe nuk është gjë tjetër veçse pica. Kjo të paktën tregoi një sondazh me 2000 njerëz nga një kompani në SHBA.
Shumica e të anketuarve janë përgjigjur se iu pëlqen të hanë pica pas seksit, ndërsa 46% e tyre kanë shpjeguar se ndihen më të tërhequr nga partneri i tyre kur kanë të njëjtat shije. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se zakonet e të ngrënit mund të largojnë partnerin pas seksit.
Përshembull, nëse partneri juaj përtyp fort ose ha me gojë hapur, është e neveritshme. Në fakt, kjo konsiderohet më “e keqe” sesa ngrënia e ushqimit të padëshiruar. Këtë e përforcon edhe fakti se pas seksit njerëzit preferojnë të shijojnë ushqimin e preferuar në vend të diçkaje të shëndetshme, prandaj pica është e para në listë dhe e popullarizuar mes çifteve.
Ka gjithmonë një argument të fortë për të rimenduar dietën tonë. Provat tregojnë se ajo që ne vendosim në trupin tonë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien. Bërja e ndryshimeve në zakonet tona të të ngrënit mund të ndikojë te ne përgjithmonë nga mënyrat më të ndryshme. Pavarësisht nëse është gjumë më i thellë, përqendrim më i madh, peshë më e ulët ose një jetë më të mirë seksuale pas këtij viti, ne pyetëm ekspertët e ushqimit se si të përfitoni më të mirën nga trupi juaj. Zbuloni më shumë në këtë link.