Jemi mësuar me makina nga Nissan, por tani kjo kompani japoneze ka prezantuar një produkt të ri, krejtësisht të pazakontë, parfumin. Ky nuk do të jetë thjesht një parfum, por, sipas njoftimeve, aroma e tij do të jetë një kombinim i luleve të qershisë dhe gomave të makinave.
Nuk e kemi idenë se si do të duket kjo, por kombinimi i çuditshëm quhet Smell My Dust dhe është bërë në bashkëpunim me një laborator në Shangai. Siç raporton gazeta Top Gear, grimcat e pluhurit nga gomat e makinave janë përdorur në krijimin e aromës.
Ende nuk është bërë e ditur se si parfumi do të jetë i disponueshëm për blerje, por shpallja e tij përkon me garën e ardhshme të Formula E në Shangai. Ndërkaq, Nissan është mjaft i suksesshëm në Formula E, sepse këtë vit ka gjashtë podiume dhe një fitore dhe është i treti në renditjen e përgjithshme.
Honda dhe Nissan kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të eksploruar potencialin e prodhimit të automjeteve elektrike së bashku. Nëse të dy prodhuesit arrijnë një marrëveshje, partneriteti mund të përfshijë edhe punën me softuer.
Bashkëpunimi është ende në fillimet e tij, por nëse Nissan dhe Honda pajtohen, plani është të bashkohen në zhvillimin e platformave të softuerit të automjeteve, si komponentë thelbësore e një makine elektrike. Pjesa e softuerit mund të lidhet edhe me sigurinë ose teknologjitë autonome të drejtimit, pasi njoftimi për shtyp nga të dy kompanitë flet për “zero fatalitet në aksidente trafiku”.