Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë me qenin më të shëmtuar në botë!

Një qen pekinez 8-vjeç me çrregullime muskulare ka fituar titullin e pazakontë, atë të qenit më të shëmtuar në botë. wild Thang ishte diagosnitifikuar më një sëmundje të rrallë që pengoi rritjen e dhëmbëve dhe shkaktoi çrregullim muskulor në njërën nga këmbët e tij.

Tetë qentë e adoptuar nga një strehimore, luftuan për titullin e qenit më të shëmtuar në botë, ngjarje kjo që u mbajt në Petaluma të Kalifornisë. Titullin qenushi e fitoi falë qimeve të gjata, gjuhës që vazhdimisht e nxjerrë jashtë si dhe mënyra e të lëvizurit që sipas jurisë ishte e çuditshme. Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj ngjarje është t’i tregohet botës se këta qenushë janë shumë të bukur, por çmimi ndahet në mënyrë simbolike për shkak të ndonjë karakteristike unike.

Rikujtojmë se Zoey, një qen Labrador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si qeni me gjuhën më të gjatë në botë. Gjuha e këtij qeni është 12,7 cm e gjatë. Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar vetëm 3 muaj më parë, me një qen anglez që kishte gjuhën 9,49 cm. Pronarët e qenit thonë se gjuha e tij rrinte jashtë që kur ishte këlysh.

Menduam se do të rritej fizikisht dhe gjuha do të dukej më e vogël, por nuk ndodhi kështu. Qeni ynë ka një gjuhë shumë të madhe krahasuar me trupin. Kur njerëzit i afrohen për ta përkëdhelur, ne i paralajmërojmë që mund t’i bëjë me jargë dhe zakonisht, largohen me njolla në veshjet e tyre.