Aktori i njohur Orlando Bloom, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në Instagram, disa fotografi ndryshe nga sa jemi mësuar që të shohim. Bloom është shfaqur duke pozuar nudo pranë një liqeni. Megjithatë, aktori nuk lejoi që të zbulohej shumë, duke përdorur kështu një ‘ikonë pjeshke’.
Kjo foto ‘e pazakontë’, por njëkohësisht edhe seksi, ka marrë plot 500 mijë pëlqime. Aktori është siguruar që gjithashtu të etiketojë dhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Katy Perry, në fotot e publikuara. Kjo pasi në pushimet e tyre të fundit në Itali, ajo u ankua duke i thënë se ai kurrë nuk e etiketon dhe atë kur janë së bashku. Duke i bërë ‘tag’ Katy-t në foton e tij të fundit me ‘pjeshkë’, jemi të sigurtë që nuk do të harrojë më që ta bëjë sërish.
Rikujtojmë se, ndërkohë, në fillim të këtij muaji të nxehtë, ku diskutimet e shumë prej jush me siguri janë rreth pushimeve, edhe familja e Katy Perry ndan momente nga këto të fundit. Ata u panë së bashku me vogëlushen e tyre në një jaht në Itali. Aktori 44-vjeçar dhe këngëtarja 36-vjeçare u panë me 11-muajshen Daisy, duke kaluar një kohë vërtet të mirë në këto ditë të nxehta.