Gossip Showbiz

Ju prezantojmë me “Miss Globe 2024”!

Së fundmi është kurorëzuar si “Miss Globe 2024”, Diana Moreno. Përfaqësuesja e Kolumbisë është shpallur më e bukura e globit, në një ceremoni që u zhvillua në Shqipëri. Muzika, filmat dhe sportet janë ndër gjërat për të cilat Moreno është e interesuar.

Ajo ka marrë diplomën bachelor në biznes ndërkombëtar nga Universiteti El Bosque në Bogota, Kolumbi. Moreno flet spanjisht, anglisht dhe japonisht.

Shoqëruesja e parë e “Miss Globe 2024” u shpall përfaqësuesja e Tailandës, Prada Thansita Dilhokanansakul. Në ‘Top 5’ më të bukurat që konkuruan për kurorën u renditën Miss Germany, Miss Vietnam, Miss Thailand, Miss Colombia dhe Miss Philippines.

Ndërsa bukuroshja shqiptare, që na përfaqësoi në këtë kompeticion, Klea Llagonia u shpall Miss Turizmi 2024. Por finalja nuk mbaroi me kaq, pasi u dhuruan çmime të tjera si Miss Media Sociale për Korenë e Jugut, Miss Eleganca për vajzën nga Moldavia, apo më e mira me kostumin kombëtar që shkoi për Sri Lankën.