Ndërsa Cristiano Ronaldo do të zbresë në Arabinë Saudite përpara se t’i bashkohet klubit të tij të ri Al-Nassr pas një largimi të ashpër nga Manchester United, ai do të ketë një mori shokësh të rinj për t’u takuar. Në mënyrë të ngjashme edhe e dashura e tij Georgina Gio, do të ketë mikesha të reja, që sigurisht do të jenë gratë dhe të dashurat e kolegëve të Al-Nassr. Disa nga lojtarët e klubit shpesh shfaqin partnerët e tyre mahnitëse në Instagram dhe ato mund të jenë padyshim miket më të reja të Georgina-s në Arabinë Saudite.
Ana Faria
Ana Faria është një nënë portugeze e dy fëmijëve, e cila tani jeton në Riad me partnerin e saj, Ghislain Konan. Konan është një futbollist i lindur në Bregun e Fildishtë për klubin e Arabisë Saudite që luan në mbrojtje. Ghislain dhe Ana kanë dy vajza të vogla, Ema dhe Ariel dhe sipas profilit të Anës në Instagram, çifti shijon shumë ditë familjare jashtë. Në një postim të ëmbël në Instagram, Ana ka treguar diferencën katërvjeçare mes dy udhëtimeve të çiftit në “Disneyland” Paris.
Në foton e parë, Ghislain mban në duar partneren e tij teksa e puth para kështjellës së përrallave. Në videon e mëposhtme, çifti rikrijon pozën por me dy vajzat e tyre pranë. Ana ka shkruar në postim:
Katër vjet më vonë.
Ana ka postuar gjithashtu foto të pozës së njëjtë para monumenteve të tjera botërore, përfshirë Kullën Eifel. Ana shpesh është fotografuar e veshur me veshje të zeza elegante, me aksesorë me çanta të markës “Louis Vuitton” dhe “Gucci”.
Jesica Sterling
Jesica Sterling është gruaja e portierit të Al-Nassr, lojtarit kolumbian David Ospina. Nëna e dy fëmijëve së fundmi ka udhëtuar në Katar me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre për Kupën e Botës 2022 dhe i ka dërguar urimet e saj Argjentinës pas fitores në një postim në Instagram. Ajo postoi foto të saj duke parë ndeshjen me fëmijët dhe Davidin, me mbishkrimin:
E lumtur dhe mirënjohëse Zotit që më lejoi të shijoj këtë përvojë spektakolare dhe të paharrueshme që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.
Ashtu si Georgina Rodriguez, Jesica është relativisht e re në Riad pasi David u transferua në klub në vitin 2022. Ajo e ka pasion fitnesin dhe shpesh poston foto të saj në palestër duke u stërvitur.
Priscila Ventura
Futbollisti argjentinas i cili luan për Al-Nassr, Gonzalo Nicolas (Pity) Martínez është i martuar me Priscila Ventura që nga prilli i vitit 2019. Priscila poston shpesh foto në Instagram me bashkëshortin e saj Pity, duke treguar barkun e saj ultra të tonifikuar. Figura e saj fenomenale ndoshta shpjegohet me faktin që i pëlqen të stërvitet dhe ajo poston shpesh foto dhe video të saj në palestër.
Priscila dhe Pity ndajnë dy fëmijë, me të cilët Priscila poston shpesh foto. Ajo gjithashtu është fotografuar e veshur me fanellat e futbollit të bashkëshortit të saj në mbështetje të tij. Ndonëse është super magjepsëse, Priscila duket se është adhuruese e blerjeve luksoze dhe së fundmi ka postuar një foto me bashkëshortin e saj teksa kishte veshur një palë pantallona ngjyrë rozë nga “Zara”.