Google Photos sapo ka zbuluar përditësimin e ri në aplikacion i quajtur “My Week”, i cili ju lejon ju dhe miqtë tuaj “të pëlqeni” fotot dhe videot e përbashkëta. Ky thuhet të jetë një ndryshim mjaft i rëndësishëm për Google Photos e cila fokusohet kryesisht t’i ndihmojë përdoruesit e saj të organizojnë fotot.
Funksioni “My Week” është përfolur si një mënyrë për ta bërë më të lehtë ndarjen e momenteve tuaja. Në vend të dërgimit të fotografive individuale në grupe, “My Week” ju ofron një koleksion të momenteve tuaja më të mira. Gjithashtu, ju do të jeni në gjendje të reagoni ndaj fotove dhe videove që shpërndajnë miqtë ose familjarët tuaj, njësoj si në rrjete sociale. Bëhet e ditur se funksioni ende është në zhvillim e sipër dhe nuk dihet se kur Google do ta prezantojë atë zyrtarisht.
Rikujtojmë, se ligji i quajtur Akti i Tregjeve Digjitale, i cili u miratua në Bashkimin Evropian, po bëhet një makth i vërtetë për Apple, kurse kompania nga Cupertino mund të detyrohet të bëjë një tjetër publikim. Deri më tani, është folur shumë për mënyrën se si funksionojnë dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta, por gjërat shkojnë përtej kësaj. Apple duhet të ofrojë mundësinë e zgjedhjes së një shfletuesi, diçka e ngjashme me atë që Microsoft kishte të bënte me Windows dhjetë vjet më parë, por nuk mbaron këtu.
Së fundmi ka qarkulluar informacioni se Apple jo vetëm që duhet t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për të zgjedhur se cilat aplikacione duan të instalojnë dhe përdorin, por gjithashtu t’i lejojë ata të çinstalojnë, domethënë të fshijnë ato që nuk duan të kenë në pajisjet e tyre. Ndërkaq, ata që duan të mbajnë llogarinë e tyre Gmail do të duhet të identifikohen të paktën një herë në 24 muaj pasi Google ka shpallur një politikë të re për llogaritë joaktive.