Aktori i njohur anglez, Tom Hiddleston dhe aktorja Zawe Ashton u shfaqën së bashku në eventin “Tony Awards” ditën e kaluar. Tom dhe Zawe shfaqeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit teksa pozonin në tapetin e kuq. Aktorja 37-vjeçare është treguar mbështetëse ndaj të dashurit të saj, duke e shoqëruar në eventin e “Tony Awards”. Çiftit, iu bashkua edhe aktori tjetër Charlie Cox ku pozuan së bashku në tapetin e kuq, në eventin e mbajtur në teatrin ikonik “Winter Garden”.
Megjithatë, të dy zyrtarisht bënë foton e tyre të parë së bashku si çift brenda ceremonisë të ndarjes së çmimeve. Pa dyshim që Tom, ishte i lumtur që kishte në krah të dashurën e tij, pasi u nominua për performancën më të mirë si aktor kryesor për rolin e tij në filmin “Betrayal” edhe pse në fund ai humbi ndaj aktorit Andrew Burnap. Pavarësisht se nuk fitoi çmimin, Tom shkëlqente i veshur me një kostum ngjyrë blu, me këmishë në ngjyrë të bardhë, papion ngjyrë blu dhe këpucë në ngjyrë të zezë. Ndërsa Zawe, u shfaq e mrekullueshme me një fustan tyl në ngjyrë të kuqe.
Në datën 13 Shtator, çifti u fotografuan duke u puthur në plazh, ndërsa po shijonin pushimet e tyre në Ibiza. Ndërsa Tom dhe Zawe, kurrë nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të lidhjes, thuhet se ata u lidhën në vitin 2019 ndërsa luanin në shfaqjen “West End”. Vitin e kaluar u zbulua se dyshja ishin bashkë pas disa muajsh zërash për romancë dhe tani mendohet se ata po bashkëjetojnë në Atlanta, Georgia. Burime pranë dyshes thanë se:
Ylli i “The Night Manager” dhe aktorja Zawe Ashton, janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe po shijojnë jetën e tyre larg vëmendjes së publikut. Jetët e tyre janë zakonisht shumë të zëna, kështu që kalimi i kohës së bashku ndërsa nuk punojnë ka qenë diçka që ata të dy e kanë dashur.
Tom u zhvendos në Atlanta vitin e kaluar për të filmuar serialin e tij të ri “Disney+ | Loki” dhe u detyrua të qëndrojë atje për shkak të bllokimit të pandemisë, ndërsa Zawe ka shkuar për të jetuar me të. Prodhimi i “Loki” nisi në muajin janar, por u pezullua në muajin mars për shkak të pandemisë. Zawe duhej të udhëtonte në Toronto për të filmuar një rol për serinë e katërt të “The Handmaid’s Tale”, e cila gjithashtu u vonua për shkak të virusit.
Thuhet se Tom dhe Zawe filluan romancën e tyre që në muajin shkurt të vitit 2019, megjithatë për shkak të vëmendjes që tërhoqi lidhja e tij e mëparshme me këngëtaren e njohur Taylor Swift, ai e ka mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë. Një burim tha për “The Sun” se:
Tom me të vërtetë e do Zawe-n në një mënyrë të veçantë. Ata në fakt kanë qenë së bashku prej shumë kohësh, por ai është aq paranojak për jetën e tij private që nga marrëdhënia e tij me Taylor saqë ka bërë përpjekje të mëdha për ta mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë.
Pas romancës së tij me Tylor, Tom shprehet për “New York Times” se:
Po, unë e mbroj jetën time private tashmë, në një mënyrë ndryshe. Kjo vjen sepse nuk e kuptova më parë se kishte nevojë për mbrojtje.
Gjatë marrëdhënis së shkurtër të aktorit dhe këngëtares, dyshja nuk iu shmang shfaqjes së romancës së tyre në publik. Çifti u lidhën menjëherë pas ndarjes së Taylor nga Calvin Harris pas takimit të parë në “Met Gala” në maj të vitit 2016, dhe gjatë javëve të para të romancës së tyre ata udhëtuan nëpër botë së bashku. Madje, ndërmorën hapin e madh për të takuar prindërit e njëri-tjetrit dhe Tylor u nis për në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar nënën e Tomit në Suffolk, ndërsa ai shkoi në qytetin e saj, Nashville.