Botë e Çuditshme Design Fashion

Ju prezantojmë me çantën më të pazakontë në botë, virale në rrjet!

Një çantë futuristike që është ‘pothuajse’ më e lehtë se ajri u prezantua këtë javë gjatë Javës së Modës në Paris. Çanta është e përbërë nga një nanomaterial unik, që është njëherësh materja e ngurtë më e lehtë në planetin Tokë. E krijuar në bashkëpunim me stilistët Sebastien Meyer dhe Arnaud Vaillant dhe nga profesori Ioannis Michalous, çanta “Coperni Air Swipe” është krijuar nga materiali ‘aeroxheli’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by coperni (@coperni)

Kjo substancë, e krijuar nga NASA dhe e përdorur nga agjencia hapësinore për të mbledhur pluhurin yjor, përbëhet me 99% ajër dhe 1% xham, por është një mijë herë më pak i dendur se qelqi. Edhe pse është delikate për t’u parë aeroxheli silicë është çuditërisht i fuqishëm dhe mund të përballojë temperaturat deri në 648 gradë Celsius.