Bugatti ka përgatitur një makinë për ‘fëmijë’ që do të jetë më e shtrenjtë se shumë modele familjare luksoze. Bugatti Tourbillon II në përmasat e makinës për fëmijë, do të prodhohet në një seri të kufizuar dhe çmimi ende nuk është bërë i ditur, por besohet të jetë më shumë se 65 mijë euro. Ky model do të jetë me motor elektrik dhe është duke u prodhuar nga kompania Hedley Studios, me rastin e 115 vjetorit të markës Bugatti.
Motori elektrik dhe bateria mjaftojnë për shpejtësinë maksimale prej 65 km/h. Kombinimi i modernes dhe tradicionales në këtë model duhet të tregojë gjithë fuqinë e një prej markave më prestigjioze në botë. Frymëzimi për “Baby II Tourbillon” është Bugatti Type 35, një makinë garash e prodhuar nga Bugatti nga viti 1924 deri në 1930 dhe konsiderohet si një nga makinat më të famshme Grand Prix të të gjitha kohërave.
Bugatti ka zbuluar së fundmi një model të ri, Bugatti Tourbillon, një bishë e vërtetë e rrugës me motor hibrid dhe një çmim marramendës. Makina e re do të zëvendësojë modelin Chiron, me 1500 kuaj fuqi, që kushton 3,3 milionë dollarë. Tourbillon ka një motor hibrid, një vendim i marrë nga kompania pas shkëputjes nga Grupi Volkswagen dhe shkrirjes me Rimac, një kompani kroate që prodhon supermakinën elektrike Rimac Nevera.