Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë me biçikletën më të lartë në botë!

Dy shokë nga Franca kanë realizuar ëndrrën e tyre për të ndërtuar biçikletën më të gjatë në botë, e cila ka një lartësi prej 7 metrave. Nicolas Barioz dhe David Peyrou thanë se ata erdhën me idenë për ndërtimin e biçikletës ndërsa pinin një pije dhe shpejt e gjetën veten duke krijuar dizajne. Dyshja tha se iu deshën rreth 2 vjet vetëm për të ndërtuar atë.

“Nuk është e mundur t’ju tregoj djersën dhe lotët”-tha Barrioz për Guinness. Bëhet e ditur se biçikleta e përfunduar u çertifikua zyrtarisht si më e gjata në botë. “Kjo përvojë ka transformuar plotësisht botëkuptimin tim. Para kësaj, kisha vërtet nevojë për vetëbesim, isha i turpshëm dhe kisha një opinion negativ për veten. Tani është më mirë dhe ndonjëherë ndihem i pandalshëm”-shtoi Barrioz.