Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, një ditë pasi Kuvendi i Partisë Demokratike i thirrur prej tij, vendosi shkarkimin e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha, vendime të cilat sipas selisë blu janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë.
Berisha në reagimin e tij thotë se sot pas vendimeve të marra në Kuvend nuk është më koha e dyshimit, por është koha e veprimit.
Berisha shkruan gjithashtu se i pret të gjithë në shtëpinë e kontributeve në PD, për të vijuar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë.
“Te dashur demokrate dhe demokratë!
Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.
Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.
Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.
Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur.
Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush, shkruan Berisha në facebook.