Botë e Çuditshme Lifestyle

Ju njohim me vendin e vetëm në botë pa mushkonja!

Ekziston një vend në botë që nuk ka fare mushkonja dhe ky vend është Islanda. Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze. Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celsius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celsius. Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye. Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin.

Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi. Mushkonjat janë një nga gjërat më të bezdisshme, më të lodhshme dhe më stresuese gjatë verës, pasi na kafshojnë dhe nuk na lënë të flemë rehat mbi të gjitha. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se mushkonjat mund të bartin edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika dhe ethet.

Ndërsa shumica prej nesh i drejtohen kremrve apo spray-t e ndryshme për të vrarë mushkonjat, këta agjentë kimikë dihet se shkaktojnë reaksione alergjike te shumë njerëz dhe janë thjesht të dëmshëm për të tjerët. Lëngu i limonit rekomandohet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) si një repelent shumë i mirë ndaj insekteve. Është veçanërisht efektiv kundër mushkonjave.

Arsyeja është përbërja aktive cineole, e cila ka veti antiseptike dhe kundër insekteve kur aplikohet në lëkurë. Gjëja më e mirë është se kjo përzierje nuk ka pasoja negative si kimikatet kundër insekteve. Për të përdorur këtë përzierje, përzieni lëngun e limonit me vaj eukaliptit në përmasa të barabarta dhe aplikojeni në trupin tuaj.