Mënyra më e mirë për të qenë në formë është duke ngrënë sa më shëndetshëm dhe në porcione të vogla. Ndërkaq, ekzistojnë tre erëza që nëse konumohen në mënyrën e duhur shkrijnë dhjamin dhe kilogramët e tepërt. Të gjithëve ju ka ndodhur të teshtini pasi keni nuhatur piper të zi. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo ndodh sepse piperi i zi ka në përmbajtjen e tij piperinë, një ndër aleatët më të mirë për të rënë nga pesha.
Sipas një studimi të Sejong University, piperina parandalon formimin e kolesterolit të keq, ndihmon trupin të përthithë sa më mirë ushqimet dhe t’i tresë ato me lëhtësi, shkrin dhjamin rreth belit dhe ijeve, si dhe parandalon oksidimin e enëve të gjakut. Xhinxheri nga ana tjetër ka në përmbajtjen e tij xhinxherolë, vajëra eseciale që kanë efekte antibakteriale, antipiretike, ulin temperaturën e trupit dhe antiinflamatore.
Mineralet dhe vitaminat të gjendura në rrënjën e xhinxherit, stimulojnë enzimat e tretjes, nxisin metabolizmin të djegë kaloritë e tepërta dhe ju ndihmojnë të humbni peshë. E fundit por jo nga rëndësia është kanella. Kanella ju jep një shije fantastike ëmbëlsirave dhe biskotave si dhe ju ndihmon të bini nga pesha. Kanella është e pasur me hekur, kalcium, fribra dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq.