Celebrities Love & Sex Showbiz

Ju njohim me të dashurin e modeles së njohur Bella Hadid/Cowboy, trajner kuajsh dhe…

Bella Hadid duket se ka gjetur dashurinë dhe bëhet fjalë për Adan Banuelos, një cowboy profesionist dhe trajner kuajsh. Romanca e tyre nisi në tetor të vitit 2023, kur u kapën nga paparacët duke shkëmbyer puthje gjatë një shëtitjeje në Fort Worth, Texas. Ky moment erdhi pak kohë pasi Hadid u nda nga Marc Kalman pas një lidhje dy vjeçare.

Modelja konfirmoi publikisht lidhjen e saj me Banuelos në Ditën e Shën Valentinit 2024, duke postuar foto nga festa e saj e ditëlindjes në tetor 2023, ku ishte bashkë me të dashurin e ri. Edhe pse të dy preferojnë të mbajnë një jetë private, Banuelos ndau disa detaje nga marrëdhënia e tyre gjatë një interviste në podcast-in “Along for the Ride” në gusht 2024, duke zbuluar se ata kanë jetuar bashkë në një kamper që kur filluan të dilnin.

Adan Banuelos ka lindur dhe është rritur në Teksas, në një familje të madhe me prejardhje meksikano-amerikane. Ai aktualisht jeton në Granbury, Texas, ku punon si trajner kuajsh. Në gusht 2024, Banuelos zbuloi se Hadid kishte blerë një shtëpi të sajën në Teksas, një shenjë e qartë e seriozitetit të lidhjes së tyre.

Banuelos është një cowboy profesionist, duke ndjekur hapat e babait të tij, Ascension Banuelos, i cili emigroi nga Meksika dhe filloi një karrierë në industrinë e kuajve. Adan ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në këtë fushë, duke fituar titullin Kampion në “AQHA Battle in the Saddle” në vitin 2012 dhe duke u futur në Hall of Fame të Shoqatës Kombëtare të Kuajve në vitin 2017.

Ai është gjithashtu një trajner kuajsh, i njohur për aftësitë e tij të komunikimit dhe për qasjen e tij të durueshme dhe metodike ndaj stërvitjes së kuajve.