Profesionet ligjore kryesojnë si profesioni më i vetmuar sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë. 60% e avokatëve renditen mbi mesataren në shkallën e vetmisë, krahasuar me 57% të inxhinierëve, 55% të shkencëtarëve hulumtues, 51% të punëtorëve të prodhimit dhe shërbimit të ushqimeve dhe 45% të punëtorëve në arsim dhe shërbime bibliotekare.
Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme. Mbajtësit e diplomave profesionale në drejtësi dhe mjekësi renditen sipas studimit. 25% më të vetmuar se bachelorët (BSc) të disiplinave të tjera dhe 20% më të vetmuar se të diplomuarit me doktoraturë (PhD).
Shkalla e vetmisë, e zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, mat ndjenjat e vetmisë duke u kërkuar njerëzve të tregojnë se sa shpesh përjetojnë ndjenja të përshkruara nga 20 fraza të ndryshme, disa prej të cilave janë ‘nuk kam me kë të flas’, ‘ndjej sikur askush nuk më kupton vërtet’, ‘ndihem i lënë pas dore’, ‘askush nuk më njeh mirë’, ‘ndihem i izoluar nga të tjerët’, ‘ është e vështirë për mua të bëj miq, ‘ndihem i mbyllur dhe i përjashtuar nga të tjerët.’
Ndërkaq, mungesa e shoferëve të kamionëve vazhdon në të gjithë Evropën, me raportin e fundit të IRU (Unioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor) që parashikon se deri në vitin 2028 do të ketë rreth 745,000 vende të lira pune në kontinent. Në të njëjtën kohë, profesioni i shoferit të kamionit ndikohet edhe nga një popullsi në plakje, siç dëshmohet nga fakti se në Evropë vetëm 5% e shoferëve janë nën 25 vjeç.
Mungesa nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bashkimi Evropian, i cili po përpiqet t’u ofrojë ndihmë kompanive të transportit, duke promovuar ndër të tjera futjen e mundësisë së lëshimit të patentës së shoferit për kamionët nga mosha 17 vjeç. Iniciativat për trajtimin e problemit janë marrë nga vetë kompanitë e transportit, të cilat ndër të tjera përpiqen të tërheqin shoferë nga vende të treta. Spanja, në përpjekjen e saj për të plotësuar mijëra vende të lira pune, po përgatitet të nisë një fushatë masive rekrutimi që synon të tërheqë shoferë profesionistë marokenë.