Mungesa e shoferëve të kamionëve vazhdon në të gjithë Evropën, me raportin e fundit të IRU (Unioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor) që parashikon se deri në vitin 2028 do të ketë rreth 745,000 vende të lira pune në kontinent. Në të njëjtën kohë, profesioni i shoferit të kamionit ndikohet edhe nga një popullsi në plakje, siç dëshmohet nga fakti se në Evropë vetëm 5% e shoferëve janë nën 25 vjeç.
Mungesa nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bashkimi Evropian, i cili po përpiqet t’u ofrojë ndihmë kompanive të transportit, duke promovuar ndër të tjera futjen e mundësisë së lëshimit të patentës së shoferit për kamionët nga mosha 17 vjeç. Iniciativat për trajtimin e problemit janë marrë nga vetë kompanitë e transportit, të cilat ndër të tjera përpiqen të tërheqin shoferë nga vende të treta. Spanja, në përpjekjen e saj për të plotësuar mijëra vende të lira pune, po përgatitet të nisë një fushatë masive rekrutimi që synon të tërheqë shoferë profesionistë marokenë.
Ndërkaq, ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kanë aftësi elementare, kryesisht që përdorin forcën dhe jo mendjen gjatë orëve të punës. Të dhënat zyrtare nga INSTAT-i tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit, punonjësit me profesione elementare kishin rritjen më të madhe të pagës nominale mujore bruto me rreth 16% në tremujorin e fundit të vitit 2023, në krahasim me 3-mujorin e fundit të vitit 2022.
Rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%. Në këto sektor, pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësohet nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restoranteve, kryesisht kamarierë, banakierë dhe pastrues. Me rritjen e numrit të turistëve dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm kërkesa për punonjës shërbimesh dhe kryesisht pastrues dhe të tjera profesione që lidhen me hotelerinë.
Matja e IQ-së dhe llojet e punëve që mund t’i trajtoni lehtësisht janë të lidhura ngushtë, pasi shumica e punëdhënësve duan që punëtorët e tyre të kenë një IQ të lartë. Për më tepër, individët, funksionet njohëse të të cilëve shkojnë shumë përtej kërkesave specifike të punës; të cilët mund të mendojnë përtej asaj që iu ofrohet dhe të merren me objektiva komplekse kanë më shumë gjasa të marrin pozicionin e dëshiruar.