Health & Beauty

Ju njohim me profesionet që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve!

Hulumtimet kanë treguar se gratë që kanë kaluar 10 ose më shumë vite në parukeri apo sallone bukurie, kanë tri herë më shumë gjasa të jenë të rrezikuara nga kanceri i vezorëve. Punonjëset e kontabilitetit gjithashtu përballen me dyfishin e rrezikut për kancer të vezoreve në raport me mesataren. Rreth 7.500 gra në Mbretërinë e Bashkuar zhvillojnë kancer ovarian çdo vit dhe 4.100 vdesin çdo vit.

“Gratë që punojnë në profesionin e parukerisë janë të ekspozuara ndaj qindra kimikateve në përqendrime të larta, duke përfshirë bojërat e flokëve, shampo, balsam dhe produkte stilimi dhe kozmetike”,-është shprehur Dr.Anita Koushik, nga Universiteti i Montrealit në Kanada. Studimi përdori të dhëna nga 491 gra të diagnostikuara me kancer ovarian në Montreal, Kanada, midis 2010 dhe 2016 duke i krahasuar me 897 gra që nuk kishin kancer dhe shikoi punën e tyre, historinë mjekësore dhe shëndetin e përgjithshëm.

Kishte 18 substanca kimike me shqetësimin më të madh, shumë prej të cilave tashmë janë hetuar për kancerin nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit. Kimikatet mund të shkaktojnë kancer duke u bashkuar ose duke reaguar me ADN-në për të shkaktuar dëmtime afatgjata që i bëjnë qelizat të shumohen jashtë kontrollit.

Tre të katërtat e grave nuk e dinë se fryrja e barkut është një simptomë kryesore e kancerit të vezoreve. Një sondazh me 1000 gra në Britani për kancerin e vezoreve zbuloi se 79% e grave nuk e dinin që fryrja e barkut është një simptomë e kësaj sëmundje. 68% ishin të pavetëdijshme se dhimbja e barkut është një shenjë dhe 97% nuk ishin të vetëdijshme se edhe fryrja është një simptomë.