Ajo është padyshim një nga policet më seksi në botë. Policja kolumbiane, Diana Ramirez në rrjetin e saj social Instagram numëron mbi 390 mijë ndjekës. Së fundmi, Diana ka folur për karrierën e saj në luftën kundër krimit, duke thënë se është e nderuar që punon si police. Oficerja e policisë kolumbiane patrullon rrugët e Medellin, që dikur konsiderohej qyteti më i rrezikshëm në botë, por thotë se nuk do të hiqte dorë nga puna e saj e përditshme për t’u bërë modele apo influencuese.
Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja nuk do të hezitoja dhe do të bëhesha sërish punonjëse policie, sepse falë këtij institucioni jam kjo që jam sot. I detyrohem policisë për gjithçka që ka bërë. Unë jam profesioniste.
Ramirez nuk do të heqë dorë nga karriera e saj policore për t’u bërë një influencuese edhe pse merr komente të panumërta për fizikun dhe bukurinë e saj. “Policja më e bukur në planet”,-deklaroi njëri. “Wow jashtëzakonisht e bukur, e dua”, ka shkruar një tjetër. Një tjetër fanse shkroi: “Efikase, e përkushtuar, e pasionuar dhe e bukur, çfarë mund të kërkoni më shumë?”
Rikujtojmë, se Paige Spiranac u përzgjodh nga revista “Maxim” si gruaja më seksi në botë. 29-vjeçarja amerikane ka qenë një nga golfistet më të talentuara, por karriera e saj në sport nuk shkoi ashtu siç pritej dhe Paige u bë e famshme më shumë në rrjetet sociale. Edhe pse zyrtarisht ajo nuk është tërhequr nga golfi, ka që në vitin 2016 që nuk merr pjesë në asnjë turne.