Botë e Çuditshme Tech

Ju njohim me peshkun robotik Eva, mund të ndryshojë mënyrën se si studiohen oqeanet e botës!

Studentët e inxhinierisë mekanike në universitetin zviceran ETH Cyrih janë duke punuar shumë për të krijuar robotë të avancuar që mund të ndryshojnë mënyrën se si studiohen oqeanet e botës. Peshku robotik Eva lëkund bishtin e tij prej silikoni nga njëra anë në tjetrën, rrëshqet pa asnjë problem nëpër ujin e ftohtë të liqenit të Cyrihut, ku shkencëtarët po testojnë projektin Surf-eDNA. Përkatësisht, studentët e universitetit prej dy vitesh po testojnë një tufë peshqish robotikë nga të cilët Eva është e fundit.

“Eva duket si një peshk në mënyrë që të jetë sa më minimalisht invazive brenda ekosistemit që po hulumtojmë. Dizajni i saj nuk duhet të trembë peshqit e tjerë”-tha Denis Bauman nga ETH Zurich për CNN. Droni ujor Eva ka një kamerë për regjistrim nën ujë, një hidrolokator për të shmangur pengesat dhe një filtër për të mbledhur ADN-në. Shkencëtarët më pas mund të nxjerrin ADN-në për të parë se cilat specie jetojnë në atë ekosistem.

Ekspertët po përdorin gjithnjë e më shumë pajisje të tilla për kërkimin e oqeanit. Kompania fillestare me seli në Kaliforni, Aquaai, ka ndërtuar dron të ngjashëm me peshkun që mund të mbledhin informacione të tilla si nivelet e oksigjenit, kripësia dhe pH. “Ne duam të krijojmë një mjet të besueshëm për biologët. Ndoshta në këtë mënyrë më pak specie do të zhduken ose rrezikohen”-tha Bauman.