Në këtë episod të “At The Movies” jemi njohur me pesë sugjerime filmash nga Ledion Liço. Ai ka zbulur se filmat me superheronj nuk është se i pëlqen shumë por ka disa filma që realisht i do shumë dhe që normalisht ia vlen që të shihen. Ja cilat janë pesë sugjerimet e tij..
Dogtooth
Një film grek, i 2009 që quhet “Dogtooth” dhe është prodhim me fonde europiane, i regjisorit Yorgos Lanthimos, i cili më vonë u bë edhe kandidat në ‘Oscar’ për disa nga filmat e tij. Filmi nuk është për të gjithë, është tronditës. Filmi ka të bëjë me historinë e një babai, i cili e mban familjen e tij peng në bashkëpunim me të shoqen. Të izoluar nga shoqëria, nga nocionet për jetën dhe i mban në një moshë fëmijënore, pavarësisht se ata rriten duke i treguar fjalë të ndryshme për sende të caktuara. Duke i treguar se macja është kafsha më e tmerrshme që ekziston. Në një moment janë tre të rinj të cilët kanë shumë frikë nga një mace. Një film gjenial dhe i jashtëzakonshëm sepse tregon se çfarë mund t’i bëjë manipulimi trurit të njeriut dhe njëkohsisht se sa e fortë është intuita. Një metaforë e bukur për kohën që jetojmë. Nuk ka asnjë aktor të famshëm por është autentik. Të jesh autentik pas viteve ’60 në kinema është një punë shumë e vështirë.
Skënderbeu
Unë e konsideroj “Skënderbeu”-n një nga filmat që më bëri të apasionohem mbas kinemasë dhe unë “Skëndërbeu”-n e kam pasur aq të dashur sa në një kohë më gënjyen se do të shkonim ta shikonim si film, ndërkohë unë duhet të kryeja një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale. Unë hyra në sallën e operacionit me mendimin se do të shikoja filmin. Një film që për hir të së vërtetës regjisori është vlerësuar dhe ka fituar “Regjinë më të mirë” edhe filmi ka marrë çmimin si “Filmi më i mirë Ndërkombëtar” në vitin 1954 në Kanë. Hyn në atë listën e filmave të mëdhenj botëror pavarësisht se është i yni.
Requiem for a Dream
Për mua ky është një film i rëndë dhe unë nuk e kam parë më shumë se katër herë. Jam betuar që nuk do ta shikoj më sepse është një film që më trishton shumë por Darren Aronofsky është një nga regjisorët e mi të preferuar dhe çdo film i tij është një kapitull më vete i diçakaje që duhet parë për shkak të shtresa që ai vë në një film. Është e pamunduar që të merresh vetëm me historinë duhet të merresh me shumë detaje që janë në një film të Aronofsky-t. Nëse nuk e keni parë “Requiem for a Dream” shiheni.
Fight Club
Kuptohet që Tyler Durden nuk ekziston, kuptohet fakti që Edward Norton ishte aq i lodhur, i pagjumë dhe filloi të imagjinonte çdo gjë, prandaj është e pamundur që historia të jetë e vërtetë. Edhe regjisorët vetë e kanë shpjeguar, pra është vetë loja që mendja jote të bën.
The Hunt
Ky është një film danez, i një aktori që quhet Mads Mikkelsen dhe me siguri që brezi i Cineplexx e njeh nga “Another Round”. Është një film i cili më trishton për kohët që kanë ardhur, për kohët e rrjeteve sociale, për kohët e qimes që bëhet tra dhe të qenit fans po në mënyrë agresive. Tema të cilat “The Hunt” i tregon në një mënyrë shumë fine dhe me disa metafora shumë interesante.