Kufiri midis Katarit dhe Arabisë Saudite është një zonë krejtësisht e zbrazët. Para disa kohësh, diçka u shfaq në mes të askundit dhe ishte një kompleks luksoz hotelesh. Hilton Salwa Beach Resort & Villas, i parë nga ajri ngjan me një qytet të tërë bregdetar, organizuar me plazhe dhe një port qendror. Disa vila dhe ndërtesa të bardha ngrihen rreth pishinave blu dhe rërës së artë, ndërsa pas tyre, shtrihen oaze të gjelbra.
Kompleksi ka 84 vila, me dy ose katër dhoma gjumi, me pishina private dhe akses të drejtpërdrejtë në plazhin me rërë të bardhë. Gjithashtu, ka 31 apartamente dhe vila të stilit arab, ndërsa hoteli zotëron 246 dhoma dhe suita. Pjesë e kompleksit janë më shumë se 20 dyqane ushqimore, fusha sportive, pishina të rrethuara nga kopshte, palestra etj. Me një strukturë të tillë, kompleksi konsiderohet një nga vendpushimet më të mëdha të Lindjes së Mesme.
Përveç ambienteve luksoze ku mund të pushojnë, turistët zgjedhin të argëtohen edhe në aktivitete të ndryshme që ofrohen nga hoteli. Një kryevepër e kompleksit është Parku Ujor, i mbushur me pishina të shumta për fëmijë dhe kënde lojërash.
Të rriturit gjithashtu mund të luajnë sporte ekstreme apo të zhyten nën ujë. Parku është edhe shtëpia e asaj që cilësohet si struktura e parë e kanioneve të krijuar nga njeriu. Pas argëtimeve të shumta, vizitorët kanë mundësi të shijojnë restorantet e shumta të hoteli që ofrojnë një shumëllojshmëri pjatash nga kuzhina tipike e Lindjes së Mesme, asaj italiane apo kineze.