Mark Zuckerberg ka lajmëruar së fundmi për ndryshimet e reja që pritet të ndodhin në WhatsApp. Reagimet me emoji në mesazhe, që përdoren në Facebook dhe Instagram, do të jenë të përdorshme edhe në platformën e mesazheve. Ndërkaq, Mark shprehet se:
Reagimet në WhatsApp do të nisin të shpërndahen që sot.
Për ta patur opsionin e ri duhet të bëni update në Playstore ose Appstore dhe nëse nuk aktivizohet, thjesht duhet të prisni derisa të shpërndahet. Funksioni i reagimeve të shpejta në WhatsApp u jep mundësi të gjithë përdoruesve të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë. Fillimisht ju duhet t’i përgjigjeni një mesazhi me ndihmën e gjashtë emoji-ve; si, dashuri, qesh, surprizë, e trishtuar dhe faleminderit.
Aplikacioni i mesazheve mund të shtojë më shumë emoji, si tone të ndryshme lëkure dhe veçori të tjera në përditësimet e ardhshme. Reagimet e shpejta janë të ngjashme me Facebook, Messenger ose Instagramin. Veçoria e reagimeve të shpejta kursen kohë, por edhe shton emocionet në bisedë. Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë të gjithë përdoruesit e WhatsApp morën një paralajmërim për të pasur kujdes pasi në telefonat e tyre mund të vinin mesazhe të rreme që synonin të vidhnin të dhënat personale.
“The Sun” shkruante se mashtruesit po dërgonin mesazhe në WhatsApp duke u prezantuar si “suporti” i aplikacionit, por ju gënjenin që të jepnit informacione me të dhënat personale. Ndërkaq, edhe përdoruesit e rrjetit social Facebook po paralajmërohen për një mashtrim të ri, i cili fillon me një email ku pretendohet se llogaria e tyre do të mbyllet së shpejti nëse nuk ndryshojnë fjalëkalimet.
Duke marrë parasysh këtë gjë të gjithë përdoruesit që e hapin email-in bien në ‘grackë’. Studiuesit në Abnormal Security kanë zbuluar sulmi i ri ‘phishing’, është krijuar për të vjedhur fjalëkalimet nga përdoruesit e Facebook dhe nga administratorët që drejtojnë faqet e kompanisë në Facebook.