Music

Ju njohim me muzikën më të mirë të 2024… deri tani!

Jemi tashmë në gjysmën e vitit 2024 dhe është ajo koha perfekte e verës ku fokusohemi plotësisht tek kjo stinë. E dimë, vera është plot aktivitete, por a nuk është çdo gjë më perfekte kur e shoqërojmë me muzikën më të mirë të momentit?

Top 20 Songs of 2024 (So far) – The Top List

Ku ka më bukur se të shijosh ditët e nxehta të verës me muzikën më të mirë të momentit? E thënë kjo, ndoshta fokusi më i madh shkon tek muzika shqiptare… Më poshtë, ju njohim me disa nga këngët më të mira të vitit, deri më tani sigurisht, për ta bërë verën tuaj të plotësuar! Nga Luiz Ejlli, tek Yll Limani apo Elvana Gjata, ja disa prej artistëve që kanë bërë më shumë bujë me projektet e tyre në 2024, këngë të cilat i kemi dëgjuar dhe i kemi votuar si pjesë e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards…

Top 20 Songs of 2024 (So far)

Freskinë e duhur do ta gjeni në këtë playlist, ku kemi përzgjedhur me kujdes disa nga këngët më të mira të vitit, të paktën deri më tani… Fundja, për listën e plotë do të duhet të prisni deri në programin maratonë të fundvitit në Top Albania Radio. Deri atëherë, shijoni ditët e nxehta të verës me këto projekte, që jemi të sigurtë se do ta gjeni veten…