Gossip Health & Beauty Showbiz

Ju njohim me Marissa Teijo, 71-vjeçarja që u shpall Miss Teksasi!

71-vjeçarja Marissa Teijo bëri histori duke kaluar nëpër skenën e konkursit të Miss Texas SHBA. Parakalimi i saj u shoqërua nga duartrokitje të forta dhe brohoritje. Ajo është garuesja më e vjetër që ka konkurruar ndonjëherë në këtë konkurs.

Mosha e Teijos nuk është e vetmja arsye se pse pjesëmarrja e saj theu barrierat në botën e konkursit. Ajo është gjithashtu e martuar, nënë dhe e divorcuar më parë, të gjitha këto kritere që deri para një viti do të ishin të mjaftueshme për skualifikim. Mirëpo, fatmirësisht, për Teijo rregullat ndryshuan vitin e kaluar.

E lindur në vitin 1952, Teijo u rrit në një fermë pambuku dhe misri, në një qytet të vogël në Teksasin Veriperëndimor. Ajo tha se në fermë rrënjosi dashurinë për të qenë aktive. Si e rritur, Teijo tha se vraponte, ushtrohej palestër dhe madje filloi të garonte në kompeticionet e bodybuilding kur ishte 40 vjeçe. Pas përfundimit të konkursit, gra të të gjitha moshave e prisnin në hollin e hotelit Hilton Houston Post Oak, duke e komplimentuar.

Rikujtojmë se modelja Sara Milliken, 23 vjeçe fitoi titullin Miss Alabama, por jo të gjithë u pajtuan me këtë vendim. Disa ndjekës në internet madje e cilësuan pamjen e saj si “të turpshme”. Pas marrjes së titullit, Sara u përball me një valë kritikash online. Pati përdorues që e përshkruan këtë moment si “një turp për Alabamën”. Por Sara, e cila kishte garuar për të tretën herë për këtë event, e ruajti qetësinë.

“Duhet të keni parasysh se edhe kur shkruani diçka në kompjuterin tuaj, mund të prekni njerëzit në planin afatgjatë. Pavarësisht se nuk më bëri përshtypje, ato lloj mesazhesh mund t’i bëjnë njerëzit t’i bëjnë gjëra të këqija vetes”-tha ajo për WKRG-TV. E reja u ka kërkuar njerëzve në rrjetet sociale të përhapin mirësi. Ajo pranon se e përmbushi ëndrrën e saj të jetës kur u bë Miss. “Kam në plan të thyej stereotipet e konkurseve të bukurisë për të krijuar një rrugë për të gjitha gratë pavarësisht nga forma apo pesha e tyre”-tha ajo.