Së fundmi, pallati Buckingham ka zbuluar logon e re të mbretëreshës Camilla. Mediat britanike bëjnë të ditur se ajo është projektuar nga Ewan Clayton, që kombinon shkronjat “C” dhe “R” fillestare të Camilla-s për Regina, fjala latine për mbretëreshën. Logoja e re do të përdoret nga Camilla në letra personale, karta dhe dhurata.
Pallati Buckingham shtoi se simboli i ri do të përdoret në kryqin e bashkëshortes Mbretëreshë, të cilin ajo do ta vendosë në “Field of Remembrance” të enjten në Westminster Abbey. Në shtator, pallati zbuloi logon e re që do të përdorej nga Mbreti Charles III, e cila do të përdoret nga departamentet qeveritare dhe në dokumentet shtetërore dhe kutitë postare.
Rikujtojmë, se kurorëzimi i mbretit Charles do të bëhet në 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër. Shërbimi do të jetë më modern se kurorëzimi i mëparshëm mbretëror dhe “do të shohë drejt së ardhmes”, tha pallati në një deklaratë. Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby do të drejtojë ceremoninë, e cila do të shohë Charles të kurorëzuar së bashku me gruan e tij Camilla, bashkëshortja mbretëreshë.
Së fundmi, astrologja e së ndjerës Princeshë Diana, Debbie Frank, ka parashikuar se Camilla do të përballet me më shumë ndryshime deri në fillim të vitit të ardhshëm. Tashmë ajo ka treguar mbështetjen e palëkundur dhe të dashur për bashkëshortin e saj Mbretin Charles III teksa ai është ngjitur në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth. Astrologia thotë se është e shkruar në yje që jeta e vjetër e Camilla-s është “ndërprerë” dhe ajo mund të mos jetë në “zonën e saj të rehatisë shtëpiake”.