Botë e Çuditshme Tech

Ju njohim me Kenza Layli, Miss Inteligjenca Artificiale!

Një aktiviste marokene është kurorëzuar si Miss Inteligjenca Artificiale, në konkursin e parë të organizuar. Kenza Layli është një influencere për stilin e jetesës që ndërthur bukurinë, zgjuarsinë dhe magjinë e Inteligjencës Artificiale. Ajo shpjegon në një video se pavarësisht se nuk emocionohet si një person real, u krijua për të kryesuar renditjen duke mundur 1500 bukuroshe të tjera të modifikuara përmes teknologjisë.

Kenza fitoi çmimin prej 20 mijë dollarësh që i shkon krijuesit të saj, një ekzekutivi teknologjie nga Maroku. Paneli i gjyqtarëve përbëhej nga ekspertë realë dhe kompjuterikë që i ndanë krijimet në kategoritë e bukurisë, teknologjisë dhe prezencës në rrjetet sociale.

Në treshen kryesore hynë edhe francezja Lalina Valina dhe portugezja Olivia C. Ky konkurs, i pari në llojin e tij u hap në muajin prill nga Fanvue World AI Creator Awards që ftoi përdorues të Inteligjencës Artificiale nga e gjithë bota për të treguar aftësitë programuese dhe për të formësuar një të ardhme të bukur për komunitetin teknologjik.

Inteligjenca Artificiale mund të jetë duke e ndryshuar botën. Por, a mund të jetë Inteligjenca Artificiale, në të vërtetë inteligjente? Përgjigja, sipas hipotezës së mishërimit, është jo. Sipas kësaj hipoteze, inteligjenca e nivelit njerëzor mund të shfaqet vetëm nëse një inteligjencë është në gjendje të ndiejë dhe të lundrojë një mjedis fizik, në të njëjtën mënyrë që bëjnë bebet. Sipas kësaj teorie, mënyra e vetme për të pas IA që zhvillon inteligjencë të vërtetë është duke i dhënë një trup dhe aftësinë për të lëvizur dhe përjetuar botën.

Në krahasim me IA vetëm digjitale, mund të jenë të shkëlqyera për detyra të ngushta, por ato gjithmonë do të arrijnë një tavan inteligjence. “Sistemet e Inteligjencës Artificiale që nuk kanë mishërim fizik nuk mund të jenë kurrë vërtet inteligjente,”-tha për Freethink Akshara Rai, shkencëtare kërkimore në Meta.