Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, Eugène Paul Louis Schueller, është gruaja më e pasur në botë për vitin 2022. Meyers ka shërbyer në bordin e L’Oreal që nga viti 1997 dhe së bashku me familjen e saj zotërojnë rreth 33% të aksioneve të L’Oreal.
68-vjearja u bë trashëgimtarja e L’Oreal në Francë në vitin 2017, kur nëna e saj Liliane Bettencourt, atëherë gruaja më e pasur në botë, vdiq në moshën 94-vjeçare. Por Meyers është edhe presidente e fondacionit filantropik të familjes së saj, i cili inkurajon zhvillimin në shkenca dhe arte në Francë.
Me rreth 74.8 miliardë dollarë, Meyers është rreth 1.2 miliardë dollarë më e pasur se një vit më parë, duke u bërë njeriu i katërmbëdhjetë më i pasur në botë. Së bashku, L’Oreal dhe familja Bettencourt Meyers ranë dakord të dhurojnë 226 milionë dollarë për të riparuar Katedralen e ‘Notre Dame’, pas zjarrit të prillit 2019.
Në vitin 2007, Bettencourt Meyers ngriti padi për François-Marie Banier, një mik i ngushtë i nënës së saj, pas dyshimit se kishte marrë dhurata në vlerën e më shumë se 1 miliard dollarëve nga e moshuara. Banier më vonë u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante 16.5 milionë dollarë për Betencourt dhe familjen e saj.
Sjellim në vëmendje se këngëtarja e njohur Rihanna është renditur tashmë mes miliarderëve të botës. E pranishme për herë të parë në renditjen e “Forbes”, ylli i muzikës pop zuri menjëherë vendin e 1729 në listën me më shumë se 2500 emra. 34-vjeçarja ka një pasuri prej më shumë se 1.7 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave të përfituara nga firma e saj e bukurisë “Fenti Beauty”.