“Nëntori shqiptar në New York”, quhet eventi që do mbledhë bashkë shumë artistë në një nga sallat më të njohura të New York-ut. Bëhet fjalë për ‘Capitale Ballroom’ dhe për herë të parë do ketë një ekspozitë shqiptare me elementë tradicionalë, turistikë, kulturorë e gjithçka tjetër.
Në 26 dhe 27 nëntor, do të shihni yjet dhe artistët të mbledhur në një vend të vetëm. Produksioni i realizuar nga Eduart Deda, premton shumë emocione. Ky është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë për Shqipërinë në zemër të New York-ut.
Artistët e mirënjohur si Merita Halili, Ermira Babaliu, Barbara Dini, Gëzim Nika, Sinan Vllasaliu dhe Kujtim Shehu janë vetëm pak nga artistët që do performojnë. Ndërsa të ftuar specialë do të jenë: Floriana Garo, Adrola Dushi, Fjoralba Dizdari, Xhesika Berberi, Paula Mehmetukaj, Cindy Marina, Zana Berisha, Albert Dumani, etj.