Për momentin dramat koreane janë në qendër të vëmendjes. Seriali “Squid Game” dominoi në Netflix për muaj të tërë dhe tani një sfidues i ri është shfaqur. “Hellbound”, është seriali i ri i Netflix që po bëhet shumë shpejt një sensacion dhe madje ka rrëzuar nga ‘froni’ “Squid Game”.
Hellbound tregon një version alternativ të Tokës të pushtuar nga përbindësh të përgatitur dhe që presin t’i tërheqin njerëzit në ferr, gjë që çon në krijimin e një kulti fetar, Shoqërisë të së Vërtetës së Re. Seriali përqendrohet rreth veprimeve grafikisht të dhunshme të një ekipi demonësh, të cilët ndjekin mëkatarët që janë vizituar më parë nga një qenie qiellore e cila e ka informuar viktimën për datën dhe orën e vdekjes së tyre.
Sipas analitikës së ‘FlixPatrol’, Hellbound u bë seriali televiziv më i ndjekur në botë në Netflix më 20 nëntor, duke kryesuar vlerësimet e transmetimit në më shumë se 80 vende brenda 24 orëve nga debutimi i shfaqjes. Ndërkaq, ju rikujtojmë se regjisori i serialit “Squid Game”, Hwand ka konfirmuar se shumë shpejt do të kemi një vazhdim të serialit.
Regjisori Hwang Dong-hyuk deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të krijonte një sezon të dytë pas popullaritetit global të dramës së famshme koreane. Shfaqja arriti një vlerësim mbarë botëror pasi u publikua në fillim të këtij viti, duke tërhequr 111 milionë shikues sipas shifrave të vetë Netflix. Në një intervistë të fundit, Hwang u shpreh se:
Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit aktualisht. Por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Unë do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka për botën.
Gjithashtu, sjellim në vëmendje se i publikuar më 29 tetor në Netflix, filmi “Army of Thieves”, i prodhuar nga Zack Snyder, mori vlerësime të jashtëzakonshme nga publiku. Filmi që pason “Army of the Dead” e kaloi sensacionin koreano-jugor, “Squid Game”, për sa i përket shikueshmërisë.
Vjedhja e parave nga të pasurit është gjithmonë një temë interesante dhe disa nga projektet më të ndjekura të transmetimit të Netflix, kanë tërhequr vëmendjen e një audiencë globale.