Health & Beauty

Ju njohim me disa poza të joga-s për trajtimin e shumë problemeve me stomakun!

Me siguri keni përjetuar të paktën një herë dhimbje të ndryshme në stomak apo keni pasur probleme me kapsllëkun. Megjithatë, joga dhe teknikat e ndryshme të frymëmarrjes mund të jenë tejet efektive në trajtimin e problemeve shëndetësore të stomakut, e gjithashtu për ata që kanë probleme me kapsllëkun. Në infografikën e tyre “Pesë Poza të Jogas për Tretje më të Mirë”, Benefiber sugjeron se sistemi i mirë i tretjes mund të arrihet vetëm me joga.

Hulumtimet e fundit tregojnë se një në dhjetë persona që bëjnë joga përjetojnë dhimbje muskuloskeletare nga pozat e ndryshme, prandaj duhet të keni kujdes. Eksperti i jogas Dustin Brown rekomandon të filloni ngadalë dhe me ushtrime fillestare prandaj mos u përpiqni të bëni gara me personin afër jush, i cili bën joga prej disa vitesh.

Ai thotë të përqendroheni në teknikën e duhur dhe kur ndjeni ndonjë zgjatje apo diçka të tillë, ndaloni aty dhe mos e ngacmoni dhimbjen. Kujdes të shtuar duhet t’i kushtoni shpinës, sepse është pjesa më e rrezikuar për t lënduar gjatë jogas. Zgjatjet e muskujve të shpinës, kur nuk bëhen siç duhet, mund të shtypin shpinën tuaj. Lëndimi nuk do të thotë se ju i keni dhënë fund ushtrimeve. Për këtë arsye, mësoni që të shëroheni më shpejtë dhe t’i ktheheni aktiviteteve për të vazhduar jogan tuaj.

Praktikimi i jogës nuk është i mirë vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë mendor. Sidoqoftë, për shumë njerëz është e vështirë t’i praktikojnë pozat e caktuara dhe bëjnë gabime që në fillim. Si fillestar, çdo njeri duhet ta mbaj mend që mund ta mjeshtëroj këtë art vetëm duke punuar vazhdimisht dhe duke pasur durim. Është normale të bëni gabime, por më e rëndësishmja është të mësoni nga to. Njerëzit në përgjithësi krahasojnë se sa të fuqishëm dhe fleksibil kanë qenë para disa viteve dhe sa janë tani. Prandaj, kur e kanë të vështirë ta praktikojnë një pozë të caktuar, ata provojnë edhe më shumë. Kjo është koha kur ata janë më të prirur të bëjnë më shumë gabime dhe t’i lëndojnë muskujt.