Krijuesi i Balenciaga quhet Cristóbal Balenciaga. Ai lindi më 1859-ën dhe ndërroi jetë më 1972-shin. Cristobal mësoi të punojë me dorë nga nëna e tij kur ishte 11 vjeç. Në moshën 12-vjeçare ai u trajnua si rrobaqepës dhe stilues. Balenciaga ishte i pasur dhe kishte mbi 20 vite eksperiencë para se të hapte butikun e parë. Cristobal ishte aq i aftë saqë nisi shumë shpejt jo vetëm krijimin e veshjeve, por edhe të copave që punonte vetë. Bashkëpunimi i parë ishte me një fabrikë zviceriane që quhej ‘Abraham’.
Ai nuk ndiqte normat e vendosura, por përdorte origjinalitetin për të krijuar. Kur gjithë gratë visheshin me veshje që theksonin belin, ai i dha botës fustanet e gjera. Coco Chanel e përshkruante Cristobal-in si “stilistin me një sens shumë real për botën”. Ai nuk e imagjinonte dot krijimin e një veshjeje nëse nuk e kishte parasysh kush do e zotëronte atë. Skuadra e Balenciaga kishte një reputacion të keq dhe konsideroheshin të pasjellshëm.
Modelet i bindeshin rregullave strikte dhe reputacioni ishte aq i keq saqë shtëpia e modës mori epitetin “Monstrat”. Cristobal Balenciaga në vitet 1968 vishte stjuardesat e “Air France”. Asokohe ato njiheshin si punonjëset e veshura më bukur. Veshjet e tyre u krijuan nga vetë Balenciaga pasi doli në pension. Balenciaga ishte një njeri shumë privat. Ai e linte vetë punën të fliste dhe gjatë gjithë karrierës së tij dha vetëm një intervistë në media.
Së fundmi rikujtojmë se drejtori kreativ i markës, Demna Gvasalia përdori platformën e tij për t’i nderuar ukrainasit në një shfaqje dramatike që ngjalli një ndjenjë të thellë shqetësimi për të ardhmen. Për projektuesin, kriza humanitare po shpaloset në Evropën Lindore, ku më shumë se 1 milionë ukrainas janë larguar nga vendi.
Demna ka lindur në Sukhumi, një qytet në Gjeorgji që pati luftime të ashpra gjatë luftës civile të vendit në fillim të viteve 1990. Stilisti dhe familja e tij ishin mes dhjetëra mijëra njerëzve që u larguan nga Sukhumi mes konfliktit në rajonin e Abkhazisë, i cili konsiderohet i pavarur nga Rusia, pavarësisht se njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Gjeorgjisë.