Zonja e parë e Francës Brigitte Macron do të mbushë 71-vjeçe këtë prill. Bashkëshortja e presidentit të Francës është jashtëzakonisht e kujdesshme për atë që ka në pjatën e saj. Disa nutricionistë mund ta quajnë Brigitte të modës së vjetër. Ajo nuk është adhuruese e dietës popullore alkaline, autofagjisë dhe nuk i pëlqen agjërimi. Ajo thjesht sigurohet që dieta e saj të përfshijë të paktën 10 lloje të ndryshme perimesh dhe frutash të stinës dhe në asnjë rrethanë nuk dëshiron të shohë ushqime të shpejta në tryezë.
Sipas ekspertëve, fokusimi në një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh në dietën tuaj të përditshme është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur shëndetin dhe për të zgjatur rininë. Njerëzit që konsumojnë pesë racione me fruta dhe perime ulin rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe kancerin.
Frutat dhe perimet nuk janë vetëm një burim i fibrave por edhe i lëndëve ushqyese. Sot, shumë nutricionistë rekomandojnë që të pasuroni dietën tuaj me perime të pasura me vitamina në vend të suplementeve të zakonshme ushqimore. Produktet janë spinaqi, piperi i kuq, mollë, avokado, brokoli.
Rikujtojmë, se Brigitte Macron ka treguar së fundmi arsyen se pse priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuel. Në një intervistë shumë detajuese dhënë për revistën “Paris Match”, Zonja e Parë e Francës, ka zbuluar shumë nga jeta e saj private. Ajo ka rrëfyer edhe dyshimet që kishte për zyrtarizimin e lidhjes së saj me Emmanuelin, 25 vjet më të ri. Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me Macron.