Sipas një programi modern të kohëve të fundit aktorja Anya Taylor-Joy ka fytyrën më të bukur në botë, të paktën sipas një studimi të fundit. Kirurgu britanik Dr. Julian De Silva, kombinoi një program modern të hartës së fytyrës me formulën matematikore të lashtë për të përcaktuar rezultatet e Taylor-Joy, që rezultoi në një rezultat 94.46%.
Tiparet e fytyrës së Anya konsiderohen praktikisht të përsosura në çdo mënyrë. Sipas “raportit të artë të Phi” dhe një programi kompjuterik të ditëve moderne, tiparet e fytyrës dhe strukturës së kockave të yllit 28-vjeçar të The Queen’s Gambit shënojnë pothuajse 95%.
Aktorja e njohur konfirmoi disa muaj më parë se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj Malcolm McRae në New Orleans në vitin 2022. Yll i serialit “Queen’s Gambit”, u tha fansave se u martua me mikun e saj më të mirë më datën 1 prill, dy vjet më parë. Dyshja janë në një lidhje që nga maji i vitit 2021.
Anya ka folur rrallë për marrëdhënien e saj me Malcolmin, që kur ata filluan të takoheshin, pasi u panë së bashku në New York. Çifti kanë arritur të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme pavarësisht se jetojnë në anët e kundërta të Atlantikut. Anya jeton në Londër ndërsa Malcolmi, i cili gjithashtu aktron jeton në SHBA.
Anya Taylor-Joy është e njohur për rolet në serialet “Queen’s Gambit” e “Peaky Blinders”, ndërsa vëmendjen e publikut e tërheq bukuria e saj dhe shija e modës. 28-vjeçarja është konsideruar si një nga gratë më të bukura në botë, por në vitet e adoleshencës kishte kaluar një periudhë të vështirë, për të cilën foli së fundmi në një emision. Ajo u shpreh se:
Kam qenë shumë, shumë me fat me prindërit e mi, sepse kur më ngacmonin për shkak të dukjes sime, nëna ime gjithmonë më thonte se duhet të shikosh në brendësinë e dikujt. Më thonte mos shiko çfarë nuk është në rregull me pamjen por shiko çfarë zemre ka. Unë me të vërtetë duhet t’i jap meritë nënës sime për këtë, sepse me të vërtetë më ndihmoi.